Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali

Futboll

Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali

Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:20
Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali

Jose Mourinho dhe Roma duhet të presin deri në verë për të kompletuar transferimin e Granit Xhakës, pasi mesfushori nuk do të largohet nga Arsenali në janar.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, Topçinjtë kanë vendosur që Xhaka të mos lirohet në mes të sezonit.

Madje sipas tij nuk ka bisedime me asnjë klub, që i bie se Arsenali nuk e ka menduar shitjen e tij për asnjë moment.

Lojtari kishte kërkuar kalimin në Romë verën e kaluar, kur Mourinho mori postin e trajnerit, por pas javësh negociatash, bisedimet u ndërprenë pa marrëveshje.

U flitë për një rikthim në bisedime këtë muaj, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Mesfushori 29-vjeçari ka vetëm 13 paraqitje zyrtare deri më tani këtë sezon te Arsenali.

Kontrata e tij skadon në qershor 2024, pasi e ka zgjatur atë në gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat