Sky Sport Italia raporton se është një marrëveshje e përfunduar, Juventusi do të huazojë Dejan Kulusevski te Tottenham Hotspur për 5 milionë euro me detyrimin për të blerë për 35 milionë euro të tjera nëse kualifikohen në Champions League dhe plotësohen kushtet e tjera.
Sipas Gianluca Di Marzio, të dy klubet i intensifikuan negociatat të shtunën në mbrëmje dhe arritën në një marrëveshje deri në orët e vona të natës.
Koha është thelbësore përpara mbylljes së merkatos të hënën, kështu që Kulusevski do të fluturojë për në Londër sot në mëngjes për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
Do të jetë një huazim pesë mujor për 5 milionë euro, me opsion blerje që bëhet detyrim nëse Tottenham kualifikohet në Champions League dhe Kulusevski luan në të paktën gjysmën e ndeshjeve për pjesën tjetër të këtij sezoni.
Eksperti i transferimeve të Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedullà, pretendon se marrëveshja përfshin gjithashtu 4-5 milionë euro në bonus, kështu që kostoja totale e operacionit mund të jetë afër 45 milionë euro.
Kjo do të ishte 10 milionë euro më shumë sesa pagoi Juventusi për të marrë Kulusevski nga Atalanta në janar 2020, pavarësisht faktit se vlera e tij e transferimit ka rënë që atëherë për shkak të disa paraqitjeve relativisht zhgënjyese.
Drejtori aktual i Spurs Fabio Paratici ishte njeriu në krye kur ajo marrëveshje për Kulusevski u krye.
Tottenham është gjithashtu në bisedime të avancuara me Juventusin për mesfushorin Rodrigo Bentancur, me atë marrëveshje që pritet të jetë për rreth 20 milionë euro plus bonuse.