West Ham po përgatiten për një lëvizje të madhe, tashmë kur jemi në orët e fundit të merkatos së dimrit.
Skuadra e David Moyes ka kthyer sytë kah dyshja e Leeds United, por kjo e fundit vështirë se lëshon lojtarët.
‘Goal’ mëson se West Ham kanë bërë ofertë për të dy Kalvin Phillips dhe Raphinha.
Këto oferta janë bërë në ditët e fundit të merkatos dhe David Moyes po shpreson që të kompletohet synimi.
Moyes planifikon një dyshe të mesfushës me Phillips dhe Rice, ashtu siç paraqiten te kombëtarja e Anglisë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një lëvizje të tillë, apo Leeds do të refuzojë gjithçka.