Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani u largua nga Hannover pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion, dhe do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.
Ingolstadt ka arritur ta fitojë garën për gjilanasit i cili tanimë është prezantuar nga drejtuesit e klubit gjerman.
“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin.
Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sylejmani.