Me vendimin e qeverisë për të hapur në 50% të kapacitetit stadiumet për javën e ardhshme në Itali, të shumta kanë qenë polemikat mes ultarsve të Interit dhe klubit në lidhje me shitjen e biletave, aq sa “Curva Nord” ka menduar bojkotimin e sfidës.
Por ka qenë një mesazh i zëvendëspresidentit Havier Zaneti ai që ka qetësuar gjakrat.
“Derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të jemi të gjithë pranë skuadrës.
“’Forca Inter’ mos harroni”, ka qenë përshëndetja e legjendës zikaltër që ka bindur tifogrupin të jetë i pranishëm në stadium edhe pse këtë herë nuk do të shpalosin koreografinë e zakonshme në shkallët e tij.