Liverpool ka arritur marrëveshjen për transferimin e Luiz Diaz.
Kolumbiani i cili aktivizohet në radhët e Portos do të bashkohet me skuadrën e The Reds pas shumë tentativave. Sulmuesi anësor ka kryer dy vizita mjekësore në prag të këtij transferimi ndërsa pritet që të finalizohen edhe detajet e fundit në kontratë.
Skuadra nga Merseyside do të paguajë 40 milionë euro dhe 20 milionë të tjera në forme bonusesh. Liverpool kishte dhe konkurrencën e Tottenham Hotspurs në negociata por dëshira e vetme e 25 vjecarit ishte që të bashkohet me 19 herë kampionët e Anglisë.
Transferimi i kolumbianit është nxitur nga trajneri Jurgen Klopp i cili e donte me çdo kusht sulmuesin nën urdhrat e tij pas përformancave bindëse në Champions League me fanellën e Dragonjve.
Luiz Diaz do të jetë pjesë e Liverpool për 5 vite e gjysmë teksa të kuqtë pasurojnë organikën me një element tejet cilësor me ambicien kryesore për të finalizuar një sezon të suksesshëm.