Partizani ka prerzantuar blerjen e saj më të re, Masanga Matondo.
Mesfushori i kombëtares së Republikës së Kongos ka firmosur një kontratë me “demat” për dy vite e gjysmë. 22-vjeçari vjen nga kampionati kongolez ku u aktivizonte me skuadrën e Otohos.
Me kombëtaren afrikane ai numëron dhe dy paraqitje. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i kuq nga kryeqyteti me anë të një njoftimi zyrtar në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, duke i uruar mirëseardhjen fantazistit.
"Masanga Matondo është lojtar i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin organizator kongolez i cili ka firmosur me të kuqtë një kontratë për dy vite e gjysëm.
Fantazisti 22 vjeçar së fundmi ishte pjesë e kampionatit kongolez me skuadrës AS Otoho. Gjithashtu Matondo rregjistron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen e Kongos", njofton Partizani.