Java e 18-të e fundit për fazën e dytë, nis me një duel shumë interesant. Në Kamëz Kastrioti pret Vllazninë. Krutanët kanë ndryshuar fytyrë në 2022 teksa me trajnerin e ri Emiliano Çela në stol kanë grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para duke mposhtur Teutën dhe barazuar me Partizanin dhe duke ngjallur shpresat për mbijetesën.
Vllaznia ndërkohë fitoren e vetme në këtë vit të ri e mori në mesjavë në Kupën e Shqipërisë në transfertën ndaj Flamurtarit të Kategorisë së dytë pasi në kampionat ka regjistruar dy barazime me Tiranën dhe Egnatian. Shkodranët do të tentojnë sot fitoren e parë në 2022-in në Abissnet Superiore për të mos humbur akoma më shumë terren me kreun por përballë një Kastrioti në formë do ta ketë shumë të vështirë.
Kastrioti-Vllaznia
Formacionet:
Kastrioti(4-3-3): Sali, Neziri, Dida, Hussein, Rami, Basha, Karakaçi, Okebugëu, Greca, Prodani, Ajazi
Trajner:Emiliano Çela
Vllaznia(4-3-2-1): Zogoviç, Gurishta, Bulatovic, Adili, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Heriç, Latifi, Mustedanagic, Djurdevic
Trajner:Thomas Brdaric
Gjyqtar: Adrian Beqiraj
Asistentë: Astrit Mahmuti, Taulant Kasa
Gjyqtar i 4-t: Erjon Bastari
VAR: Andi Koçi
Avar: Rexhino Mersinas.