Nikola Lazetic, përforcimi në sulm i Milan-it për janarin, ka zgjedhur numrin 22 për aventurën e tij te kuqezinjtë.
Një fanellë që tifozëve milanistë u kujton Kaka, bashkë me magjitë dhe fitoret e brazilianit, i cili ka dashur ta qetësojë serbin në Instagram.
“Fat të mbarë, asnjë presion”, ka shkruar ish-ylli i Djallit. Lazetic është përgjigjur menjëherë: “I madh, faleminderit””.
18-vjeçari u transferua në këtë merkato të janarit nga Crvena Zvezda te Milan-i për 4 milionë euro.