Drita nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj klubit të madh turk, Alanyaspor.
Që në minutën e 17-të bardhekaltrit krijuan epërsinë me golin e Arbnor Mujës.
Golin e dytë për gjilanasit e realizoi Marko Simonovski, në minutën e 70-të të takimit.
Ekipi do të zhvillojë edhe një seancë stervitore nesër në tokën turke, dhe më pas do të kthehet në Kosovë.
Kujtojmë se Alanyaspor pozicionohet në vendin e tretë në elitën e futbollit të Turqisë.