City fiton konkurrencën për talentin argjentinas!
Manchester City mposht konkurencën e klubeve të tjera europiane dhe sidomos të Fiorentinës që sëfundmi po bënte çmos për ta marrë nga River Plate, për Julian Alvarez.
Sulmuesi i talentuar argjentinas mund të konsiderohet afrimi më i ri i Manchester City-t pasi Citiziens kanë vendosur të paguajnë klauzolën e largimit të Alvarez nga River Plate që kapte shifrën e 25 milionë eurove.
Megjithatë djaloshi i datëlindjes 2000 do të qëndrojë te River Plate deri në qershor për t’u transferuar te Manchester City në verën e ardhshme për të qenë gati për sezonin e ri të Premier League, me shpresën për të dhënë më të mirën e tij me fanellën e kampionëve të Anglisë.