Klubi i futbollit Renova që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani është duke i zhvilluar seancat e fundit stërvitore të fazes së dytë të përgatitjeve në Ohër, kështu deri të martën kur ekipi do të kthehet në Tetovë dhe do të zhvilloje fazën finale të përgatitjeve deri më 13 shkurt kur edhe fillon pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Parë.
Renova të shtunë zhvilloi ndeshjen e katërt kontrolluese me skuadrën e Voska Sport e cila përfundoi me fitoren e lartë të “gjipspunuesëve” me rezultatin 4:0.
“Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve si në seancat stërvitore ashtu edhe në ndeshjet kontrolluese. Fatmirësisht ditëve të fundit nuk kemi pasur asnjë futbollist të lënduar apo të griposur që na ka lehtësuar në realizimin e plan-programit tone.
Të marten kthehehmi në tetovë ku do ta zhvillojmë fazën finale të përgatitjve, ndërsa më 5 shkurt do të luajmë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese kundër Teteksit në Tetovë. Me një fjalë mendoj se të përgatitur do e presim fillimin e pjesës pranverore të kampionatit”, - tha për Klan Maqedoni trajneri Qatip Osmani.
Renova edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Voska Sport me lojë të mire u dallua boshnjaku Amir Kahrimanoviq i cili pritet të jetë ndihmesë emadhe ekipit në pjesën pranverore të kampionatit.
Ndryshe për ekipin e Renovë fitorja kundër Voska Sport ishte e para pas disfatës kundër Ferizajit (1:4) barazimit kundër Besës së Dobërdollit (1-1) dhe ndeshja e pare kundër Voska Sport (2-2). Ndeshja e fundit kontrolluese do të luhet më 5 shkurt kundër Teteksit në Tetovë. Në xhiron e 19-të që zhvillohet më 13 shkurt Renova është mysafire e Bregallnicës në Shtip.