Një tjetër lajm i mirë për Interin, trajneri i kampionëve do të jetë në stol për derbin!
Pas transferimit të Gosens dhe të Kaisedo, një tjetër lajm i mirë vjen për kampionët e Italisë. Trajneri italian, Simone Inzagi, ka rezultuar negativ me COVID-19.
Inzagi rezultoi pozitiv me këtë virus në datën 24 janar dhe ishte i karantinuar që prej asaj dite.
Duket se çdo gjë ka kaluar për italianin i cili është i gatshëm të rikthehet sërish në stërvitje me ekipin e tij, tashmë i përforcuar me dy emra të rinj.
Gjithashtu Inzagi do të ulet në pankinë për derbin kundër Milanit, që do të luhet në datën 5 shkurt.