Egjipti është në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Hero i këtij kualifikimit është Mohamed Salah, duke shënuar dhe asistuar në golin e dytë.
Kombëtarja e Egjiptit pas 120 minutave e mposhti me rezultat 2:1 Marokon.
Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, e cila përfundoi baras (1:1) në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve Egjipti ngadhënjeu.
Për Egjiptin shënuan Salah (53') e Trezeguet (100') dhe për Marokon Boufal (7'-nga penalltia).
Egjipti do të ndeshet me Kamerunin, ku do të luftohet për finalen e madhe.