Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar me akuzën e përdhunimit dhe sulmit fizik.
Gjatë ditës dolën informacione se sulmuesi i ri i Djajve të Kuq mund të akuzohej për përdhunim. Gjatë ditës, ai u arrestua zyrtarisht për përdhunim dhe sulm.
“Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundimin e seancës”, thuhet në deklaratë
Manchester United nuk ka dashur të komentojë gjatë ditës deri në zbardhjen e fakteve, përcjell Reuters.