Pierre-Emerick Aubameyang ka refuzuar ofertën e ardhur nga Lindja e Mesme sepse dëshiron të qëndrojë në Europë.
Lajmi është dhënë sonte nga Fabrizio Romano, eksperti i merkatos që shkruan:
“Pierre-Emerick Aubameyang ka refuzuar propozimin e Al Nassr pasi dëshiron të presë për klubet evropiane. Dëshira e tij do të ishte t’i bashkohej Barcelonës, duke ulur edhe pagën.
Arsenali është i përgatitur ta lërë të shkojë, por kjo varet nga Barcelona. Bisedimet vazhdojne”.
Paga e frikshme por…
Paga e Pierre-Emerick Aubameyang fiton rreth 421 mijë euro në javë, ose gati 22 milionë euro në vit, një çmenduri që i tremb të gjithë.
Sipas mediave britanike, kjo shifër do të ishte shumë e lartë për Barcelonën, por jo vetëm. Marrëveshja do të ishte e vështirë për Barcelonën për të përfunduar, Xavi dhe Joan Laporta kanë raportuar se nuk kanë bërë ende një ofertë.
Juventusi e kishte menduar në rast të largimit të Moratas, por jo me ato shifra.
Megjithate, deshira e Aubameyang eshte Barcelona dhe do te ulej ne shifrat e rroges duke pranuar shume me pak...