Ademi: Javën e ardhshme Kosova do të jetë me trajner të ri

Futboll

Ademi: Javën e ardhshme Kosova do të jetë me trajner të ri

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:00
Ademi: Javën e ardhshme Kosova do të jetë me trajner të ri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se javën e ardhshme do të zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.

“Ne kemi bërë oferta për grupin final të trajnerëve, ata ende janë duke i shqyrtuar dhe analizuar ofertat. Presim që javën e ardhshme do të deklarohen dhe pas shqyrtimin të kërkesave nga komisioni i caktuar, ai i cili i përmbush kërkesat tona dhe shohim që është i duhuri do ta ftojmë për nënshkrimin e kontratës”, tha Ademi.

Sipas Ademit, nëse asnjë nga emrat e lartcekur si plotëson kriteret, “do të fillojmë të flasim edhe me emrat që i kemi si grupi të dytë”.

Ai e ka mohuar që janë vonuar për përzgjedhjen e trajnerit të dardanëve.

“Nuk jemi vonë siç po komentohet sepse të gjithë këta trajner pothuajse një muaj i kanë listat e lojtarëve dhe i din kualitetet e tyre dhe e kanë nga një CD të ndeshjeve tona të luajtura në kualifikuesen e botërorit”, shtoi Ademi për për Gazetën Enigma.

Kosova është pa trajner që prej se e FFK-ja e shkarkoi zviceranin Bernard Challandes në tetor të vitit të kaluar.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Në 28 ndeshje zyrtare me Kosovën, Challandes i arriti 9 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një miqësore të madhe në muajin mars. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën më 29 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat