Policia e qytetit të Manchesterit ka njoftuar se ka arrestuar një burrë rreth të 20-ave me dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën pasi Manchester United paraprakisht pezulloi sulmuesin Mason Greenwood pas akuzave të bëra në mediat sociale.
Policia e Mançesterit (GMP) tha se ishte vënë në dijeni për imazhet dhe videot në media sociale në internet të postuara nga një grua që raportoi se është sulmuar fizikisht.
"Një hetim ka filluar dhe pas hetimeve ne mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-tave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai mbetet në paraburgim për t'u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim", thuhet në njoftimin e policisë.
United kishte njoftuar se lojtari nuk do të lejohet të stërvitet me klubin pas kësaj ngjarje deri në një njoftim të radhës, ndërsa nga ana e lojtarit nuk ka pasur ende asnjë reagim.