Ademi i drejtohet KOK-ut: Nëse nuk dini ta vlerësoni futbollin, na tregoni dhe përshëndetemi

Futboll

Ademi i drejtohet KOK-ut: Nëse nuk dini ta vlerësoni futbollin, na tregoni dhe përshëndetemi

Më: 31 janar 2022 Në ora: 11:57
Ademi i drejtohet KOK-ut: Nëse nuk dini ta vlerësoni futbollin, na tregoni dhe përshëndetemi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur edhe rreth kategorizimit të sporteve që i ka bërë Komiteti Olimpik i Kosovës, e ku futbolli është renditur në vendin e gjashtë në Kategorinë A, pas xhudos, volejbollit, basketbollit e hendbollit.

“Është nder për çdo Komitet Olimpik ta ketë Federatën e Futbollit pjesë të saj.

Futbolli gjithkund në botë është industri.

Në Kosovë rreth 30 mijë njerëz janë pjesë e futbollit. Në botë futbolli është sporti numër 1 dhe nëse e shohim në këtë aspekt ai kategorizim nuk është i mirë. FFK e ka moti strategjinë me UEFA-n me FIFA-n, por ndoshta është bërë ndonjë gabim.  

Unë mendoj se xhudo me mirëkuptimin e të gjithëve duhet të jetë jashtë konkurrimit, sepse është sport që na ka bërë krenar. Sidoqoftë, nëse futbolli është i parëndësishëm për KOK-un, atëherë tërhiqemi, por nëse është i rëndësishëm duhet të jemi aty ku e kemi vendin”, ka theksuar presidenti i FFK-së në emisionin “Ekipi A” në ATV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat