Anglezei Frank Lampard është emëruar pasuesi i spanjollit Rafael Benitez në stolin e trajnerit të Evertonit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës angleze në mesditën e së hënës.
Ish-trajneri i Chelseat do ta ketë një mision të vështirë pasi Evertoni ka vetëm një barazim dhe katër humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe si rezultat renditet në vendin e 16-të me vetëm 19 pikë pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultatet e dobëta në gjysmën e parë të sezonit sollën shkarkimin e Benitez, vendim ky që u mor më 16 janar 2021.