Julian Alvarez lojtar i Manchester Cityt

Futboll

Julian Alvarez lojtar i Manchester Cityt

Më: 31 janar 2022 Në ora: 15:28
Julian Alvarez

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e Julian Alvarez nga River Plate.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili tashmë është paraqitur në pesë ndeshje me Argjentinën, ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë.

Drejtori sportiv Txiki Begiristain beson se City ka nënshkruar me një lojtar me potencial të rëndësishëm.

“Julian është një lojtar që e kemi monitoruar për një kohë të gjatë”, tha Begiristain. “Ai është i aftë të operojë në një sërë rolesh sulmuese dhe ne besojmë fuqimisht se ai është një nga lojtarët më të mirë të rinj në Amerikën e Jugut”.

“Jam shumë i lumtur që arritëm ta sjellim atë në Manchester City. Unë me të vërtetë besoj se mund t'i sigurojmë atij kushtet e duhura për të përmbushur potencialin e tij dhe për t'u bërë një lojtar i mirë", tha më tutje Begiristain.

Alvarez bëri debutimin e tij në River Plate në tetor të vitit 2018 dhe tashmë ka krijuar një reputacion si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Argjentinë.

Ai shënoi 36 gola dhe 25 asistime në 96 paraqitje në River Plate, duke përfshirë një gol në fitoren e tyre 4-0 ndaj Racing në nëntor, një rezultat që vulosi titullin e ligës së Argjentinës.

Ai do të qëndrojë në River në formë huazimi të paktën deri në korrik të vitit 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat