​Laçi mposhtë Partizanin dhe ngjitet në vendin e dytë

Futboll

​Laçi mposhtë Partizanin dhe ngjitet në vendin e dytë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Skuadra e Laçit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 18-të të Superligës së Shqipërisë duke e mposhtur Partizanin me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Lushkja në minutën e 80-të të ndeshjes që ia siguroi tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Laçi arrin në kuotën e 34 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Tirana.

Sfida tjetër e kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Tiranës përfundoi me barazim 1-1. Për vendasit shënoi Ademi në minutën e 56’ duke rikthyer baraspeshën pasi në minutën e 8’ të ndeshjes, Dinamo Tirana kishte kaluar në epërsi me golin e Ibraimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat