Dinamo ka kryer një goditje në momentet e fundit të merkatos, teksa ka arritur të marrë shërbimet e sulmuesit Arbër Mehmetllarit nga Lokomotiva e Zagrebit.
Blutë e kryeqytetit kanë marrë në formulën e huazimit të thjeshtë gjashtë mujor sulmuesin që në prill do të mbushë 22-vjeç.
Mehmetllari është një njohës i mirë I kampionatit shqiptar teksa më parë ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit dhe Bylisit.
Gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit kroat sulmuesi është aktivizuar në në 2 ndeshje me një total 31 minuta.