Juventus ishte një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar

Futboll

Juventus ishte një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:07
Juventus ishte një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar

Juventus ishte një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit  kjo duke qenë se bardhezinjtë zhgënjyen në gjysmën e parë të sezonit.

Në këtë formë, presidenti Andrea Agnelli vendosi të investojë në merkato teksa në skuadër u afrua në një operacion që kap shifrën e më shumë se 100 milionë eurove një nga sulmuesit ë të spikatur të Serisë A si Dusan Vlahovic.

Por, përveç serbit, “Zonja e Vjetër” ia doli të përforcohej edhe në mesfushë falë Deniz Zakaria që mbërriti nga Bundesliga aty ku aktivizohej me skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Por, nëse merkato e janarit tashmë përfundoi, te Juventus po përgatitet për sesionin e ardhshëm të transferimeve ndërsa sërish qëllimi është të marrin futbollistë të rinj dhe të talentuar. Objektivi i madh është lojtari i Romës, Nicolo Zaniolo i cili gjithnjë ka pasur pëlqimin e drejtuesve bardhezinj por dëmtimet e penalizuan të kishte vazhdimësi.

Tashmë që Zaniolo është rikthyer në fushë dhe po shfaq më të mirën e tij, sërish Juventus i është vënë pas, duke qenë se Allegri e dëshiron 22-vjeçarin prej teknikës së lartë që zotëron. Ndërkaq, pengesë mund të bëhet Roma pasi ka me Zaniolon një kontratë deri në vitin 2024, megjithatë dëshira e vetë futbollistit mund të rezultojë vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat