Prishtina zëvendëson Bekteshin

Futboll

Prishtina zëvendëson Bekteshin

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:19
Prishtina zëvendëson Bekteshin me një mbrojtës kroat

Pas largimit të Leotrim Bekteshit, Prishtina i është përvishur punës që ta gjejë zëvendësuesin e tij në fazën e mbrojtjes.

Kampionia në fuqi e Kosovës ndonëse ende ndodhet në Antalia të Turqisë, ka qenë mjaft aktive këto ditë në afatin kalimtar dimëror.

Trajneri që drejton Prishtinën, Abdulah Ibrakoviq tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Bekteshit, i cili u zhvendos në Norvegji për arsye familjare.

Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kroat, Josip, Tomaseviq.

Tomseviq së fundmi është aktivizuar te Cibalia në Kroaci, derisa portali mëson se marrëveshja mes palëve është finalizuar me sukses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat