Atletico Madrid ka njoftuar për transferimin e ri, në minutat e fundi të merkatos.
Kampioni aktual i Spanjës, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lillës, për transferimin e mbrojtësit Reinildo.
Lojtari nga Mozambiku do të jetë me skuadrën spanjolle, deri në vitin 2025.
Bëhet fjalë për mbrojtës nga Mozambiku, i cili karakterizohet me forcë të madhe fizike dhe që mund të luajë në krahun e majtë. Më parë ka veshur fanellën e skuadrave të Benfikës B, Sportingut, Koviljës, Belenenses dhe pastaj kaloi në radhët e Lillës në vitin 2019.