Real Madrid dhe sulmuesi francez Kylian Mbappe kanë arritur një marrëveshje dhe sulmuesi do të bëhet madridista verën e ardhshme, sipas një raporti ekskluziv të publikuar sot në BILD.
Mbappe do të fitojë rreth 50 milionë euro/vit para tatimit - rreth 30 milionë euro si paga e tij neto - sipas të njëjtit raportim.
Transferimi i bujshëm do të realizohet në muajin qershor, atëherë kur lojtari do të kalojë në Madrid me parametra zero.
Reali provoi ta blinte yllin francez prej verës së kaluar, por Paris Saint Germain refuzoi ofertën prej 200 milionë euro.Kjo do të bëjë që Mbappe të jetë futbollisti më i paguar në botë.
Megjithatë, kontrata nuk është nënshkruar dhe gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt duke pasur parasysh që Real Madrid dhe PSG do të takohen në raundin e 16-të të Champions League këtë shkurt.
A mund të ndodhë diçka gjatë këtyre dy ndeshjeve të ndryshojë mendjen e Mbappes apo ai do të nënshkruajë për Madridin çfarë do që të ndodhë? Kësaj sage së shpejti do t'i vijë fundi.