Në ditën e fundit të afatit kalimtar, sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku (38 vjeçar) kalon nga divizioni i tretë FC Viktoria Köln në Bonner të kategorisë së katërt (liga rajonale).
“Bunjaku shënoi 42 gola për Viktorian në 97 ndeshje dhe ishte i rëndësishëm në promovimin e Viktorias në divizionin e tretë”, njofton FC Bonner.
Drejtori sportiv Daniel Zillken ka fjalë të mëdha për Bunjakun:
“E njoh Albertin shumë mirë që nga koha ime te Viktoria dhe jam shumë i lumtur që mund të përforcojmë sërish sulmin tonë me këtë transferim.
Me gjithë përvojën e tij, Alberti është një aset dhe do të na ndihmojë në garën për ekzistencë”.