Një ganez të Llapi

Futboll

Një ganez të Llapi

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Tahir Batatina e Abedel Latif Amadu

Llapi është gati për ndeshjen e Kupës së Kosovës, kundër Ferizajt.

Përveç kësaj, llapjanët prezantuan edhe një përforcim, kësaj radhe nga Gana. Është fjala për Abedel Latif Amadu.

“KF Llapi ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu në ambientet e hotelit "Aska Lara Resort" në Antali, aty ku skuadra po vazhdon të përgatitet për stinorin e ri.

Latif i cili kontratën 1 vjeçare e ka firmosur muaj më parë dhe pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje.

28 - vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ganës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite).

Latif shkëlqimin më të madh në karrierë e ka pasur tek skuadra shqiptare, KF Teuta, me të cilët ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare(63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.

Sulmuesi shtatlartë tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina dhe do të jetë forcë shtesë për ekipin tonë në pjesën pranverore të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat