Kulusevski: Conte e di për çfarë flet

Futboll

Kulusevski: Conte e di për çfarë flet

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Kulusevski: Conte e di për çfarë flet

“Tek Juventus kam mësuar shumë, kanë qenë dy vite intensivë me dy trajnerë të ndryshëm. Është një klub shumë i mirë me lojtarë shumë të fortë, gjithashtu, kam luajtur me një nga më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Dejan Kulusevski në intervistën e tij të parë si lojtar i Tottenham.

“Në Suedi e kemi ndjekur gjithmonë Premier League, ishte kampionati më i mirë në botë dhe besoj se është akoma”, ka shtuar mesfushori.

“Pyesja veten se kur do të vija këtu dhe nuk jam menduar dy herë kur është paraqitur mundësia. Pres me padurim të punoj me Conte-n, është një trajner shumë i mirë, një fitues, jam shumë i lumtur që është këtu dhe është një arsyet pse kam ardhur.

“Do ta dëgjoj sepse ai e di për çfarë flet dhe adhuroj faktin që skuadrat e tij punojnë gjithmonë shumë, dua të mësoj sa më shumë të jetë e mundur nga ai”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat