Policia rëndon akuzat mbi Mason Greenwood

Futboll

Policia rëndon akuzat mbi Mason Greenwood

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:07
Mason Greenwood

Akuzat për yllin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood veçse janë duke u shtuar.

Anglezi fillimisht ishte në stacionin policor të Mançesterit pas akuzave që ish e dashura i postoi në rrjetet sociale, ku lojtari e kishte sulmuar fizikisht dhe provuar të bëjë seks me të, pa dëshirën e saj.

Kësisoj, tani policia e Mançesterit ka dal me komunikatën e fundit, ku thuhet se Greenwood është arrestuar me akuzat për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.

“Detektivët kanë vazhduar me bisedimet me një njeri rreth të 20-ave, i cili ishte arrestuar mbi dyshimet për përdhunim dhe sulm ndaj një grua”.

“Arrestimi ndodhi të dielën (30 janar) pasi ishim në dijeni të fotove të postuara në rrjetet sociale dhe videot që një grua raportoi për dhunë”.

“Deri me tani, është arrestuar me akuzat për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Greenwood ka humbur edhe sponsorin e Nike, derisa rrezikon mbi pesë vite burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat