Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera një ditë më parë nga Aubameyang për ardhjen e tij në Barcelonë, sot ka mbërritur firma.
Sulmuesi gabonez do të përforcojë repartin ofensiv të skuadrës së Xavit.
Mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi, që pritet gjëta këtyre orëve, edhe pse tashmë foto e lojtarit që firmos kontratën, e publikuar nga menaxheri i tij, është bërë publike, ashtu si edhe lajmërimi i stërvitjes së sulmuesit me blaugrana nga i ati i Aubameyang.
Ish-sulmuesi i Arsenal ishte afruar me blaugranat edhe gjatë javës së kaluar.
Aubameyang ishte larguar nga skuadra angleze pas shkeljes së rregullave të skuadrës dhe kishte deklaruar vullnetit edhe për të ulur pagën vetëm të luante për Barcelonën.
Mëngjesin e sotëm ka mbërritur nënshkrimi i kontratës 18-mujore me katalanasit, siç e dëshmon edhe foto e publikuar në rrjetet sociale nga menaxheri FreddhyKoula.
E gjithë heshtja e Barcelonës sic duket lidhet me faktin se para njoftimit duhet të prishet kontrata e lojtarit me Gunners.
Pierre Emerick-Aubameyang a bien signé son contrat, il rejoint Barcelone pour 18 mois. L’officialisation se fera ce mardi. Auba est blaugrana.
— Freddhy Koula (@FreddhyKoula) January 31, 2022
Il devient le troisième gabonais de l’histoire à rejoindre la Liga après Henry Antchouet (Alaves) et Lévy Madinda (Celta Vigo). Rebond. pic.twitter.com/g563PoARRm