​Ballkani transferon ish-sulmuesin e Twentes

Futboll

​Ballkani transferon ish-sulmuesin e Twentes

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:52
Dilivio Hoffman.

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se edhe zyrtarisht e ka transferuar sulmuesin holandez Dilivio Hoffman.

Lajmi është konfirmuar pasditen e së martës përmes njoftimit në faqez zyrtare të klubit nga Suhareka.

Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës.

Në të shkuarën, Hoffman ka luajtur në kampionatin holandez me ekipe si Twente , Den Bosch , De Treffers si dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit Tec.

Ndryshe, Ballkani po lufton për titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 33 pikë, dy më pak se lideri i tabelës Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat