Futbollisti Xherdan Shaqiri hesht kritikët.
Ai sonte dhuroi superlojë dhe është kreator i fitores së Lyonit, me rezultat 2:1 kundër Marseilles, në ndeshjen e mbetur të javës së 14-të në Kampionatin e Francës.
Futbollisti nga Kosova, reprezentuesi i Zvicrës, përveç që ka shënuar në minutën e 76-të, ai asistoi në minutën e parafundit për Dembelen i cili realizoi për fitoren e madhe.

Notat
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore” vlerëson me notë të madhe yllin nga Kosova, 8.4, nota më e madhe prej se luan në Lyon. Shaqiri shpallet lojtar i ndeshjes! Më në fund heshti të gjithë kritikët.