Përplasja e ashpër mes Barcelonës dhe Osman Dembelesë do të vijojë deri në ditën e fundit që francezi do të qëndrojë në Katalonjë, 30 qershor 2022.
Sulmuesi dështoi të largohej nga klubi në ditën e fundit të merkatos, duke refuzuar me radhë Çelsin e Totenhemin, teksa një gjë të tillë e kishte bërë më parë edhe me vetë Barcelonën.
Francezi i ka mbetur në derë Barcelonës, teksa nga klubi reagimi ka qenë mjaft i ashpër.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duke kursyer disi edhe fjalorin, ka lënë të kuptohet se Dembele është i padëshiruar në klub dhe mund të largohet menjëherë. “Nuk e kuptova refuzimin që i bëri një oferte të fundit të një klubi të Premier Ligës.
Nuk e di, por kam përshtypjen se ai ka arritur një marrëveshje me një skuadër të re, po nuk na ka komunikuar asgjë”, ka thënë Laporta në një konferencë të djeshme.