Flet Marco Serra, arbitri i “krimit”, pra i Milan-Spezia, ndeshjes së pak javëve më parë. A ju kujtohet? Avantazhi nuk iu dha kuqezinjve, pas një faulli jashtë zone, në të njëjtin aksion goli të Messias, i cili për këtë arsye anulohet për shkak të ndërprerjes së lojës.
Goditja e lirë e Milanit pa efekt, rifillimi i lojës nga ligurianët dhe goli i Gyasit. Të gjitha në minutën e 96-të. Ndeshje që shënoi një moment absolutisht negativ për arbitrin, edhe në lot kur u kthye në dhomat e zhveshjes. Atë e ndoqën polemikat e shumta pas ndeshjes, por edhe gjestet relaksuese, të cilat Serra i ka kujtuar tashmë.
Ai pranon: “Një gjest i bukur më erdhi nga lojtarët e Milanit, por isha i trullosur dhe e kuptova vetëm të nesërmen. Tani mezi pres t’i rikthehem arbitrimit”.
Cili ishte ky gjest i bukur nga lojtarët kuqezinj? Fjalët ngushëlluese në dhomat e zhveshjes, ndërsa bota u shemb mbi të. Njerëz janë edhe arbitrat, natyrisht, pavarësisht se të gjithë e harrojnë këtë gjatë ndeshjeve. Dështimi i Milanit për të fituar atë ditë, megjithatë, mund të jetë vendimtar për qëllimet e luftës së titullit. Normal që Serra ka përfunduar në syrin ciklonit.
Duke konfirmuar atë që Marco Serra kaloi pas asaj pasditeje në “San Siro”, vijnë fjalët e presidentit të Shoqatës së Arbitrave Italianë, Alfredo Trentalange:
“Kam gjetur një burrë të plagosur, por të pjekur dhe të motivuar. Ne gjyqtarët e dimë që shpesh duhet t’i kthejmë problemet në burime frymëzimi. Ishim shumë të kënaqur me reagimin e Milanit”.
Serra është rikthyer ndërkohë në VAR. Pak nga pak do t’i duhet të heqë qafe nxitimin e tepërt në pranimin e faullit nga sytë dhe mendja, një episod i përforcuar nga ajo që ndodhi menjëherë më pas.