Shkupi kthehet nga Antalia

Futboll

Shkupi kthehet nga Antalia

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Shkupi kthehet nga Antalia

Lideri aktual i kampionatit elitar të futbollit vendor, FC Shkupi ka përfunduar përgatitjet në Antalia të Turqisë dhe nesër kthehen në kryeqytet.

Në kuadër të fazës përgatitore, bardheblutë zhvilluan edhe 5 ndeshje kontrolluese, të cilat u mbyllën me dy disfata, dy barazime dhe një fitore.

Drejtuesit e skuadrës nga Çairi, gjatë kësaj periudhe përforcuan ekipin me Omar Imerin, Gagi Margvelashvili dhe Gjorgji Stoilovin, përderisa nga Shkupi u larguan Kire Markoski, Matej Cvetanovski.

Nga Shkupi kanë njoftuar se pas kthimit nga Antalia, ekipi tyre do të ketë disa ditë pushim. Bardhekaltërit ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror në kampionat do ta luajnë ndaj Akademia Pandevit me 13 shkurt në stadiumin e Çairit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat