Torino e Ivan Juriq është plot me siguri në ekip dhe një prej tyre është edhe Mërgim Vojvoda.
Mbrojtësi dardan ka zënë vendin e titullarit në formacionin e Torinos dhe është duke zhvilluar një sezon fantastik.
Nuk mund të anashkalohej kjo gjë as nga mediat italiane, me La Stampa që i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të Kosovës. Në rolin e tij, Vojvoda konsiderohej zgjedhja e tretë, pas Ansaldit dhe Ola Aina.
Megjithatë, më vonë, me punë dhe sakrificë, si dhe me vlerësimin e teknikut Juric, Vojvoda arriti të përmbysë hierarkinë dhe mbi të gjitha ka marrë një fanellë titullari të padiskutuar. Kështu ai u bë surpriza e klubit “Granada” dhe e meritoi totalisht vendin në formacion.
17 pikë nga 24 të mundshme ka marrë Torino kur në fushë ka qenë edhe Mërgim Vojvoda dhe fjalët e trajnerit Juric e tregojnë më së miri vlerësimin për shqiptarin. “Falë aftësive të tij skuadra ka bërë një kapërcim cilësor”, tha tekniku duke i thurur elozhe të shumta Mërgim Vojvodës.