Sabatini ka bërë edhe një goditje të fundit për Salernitanën

Futboll

Sabatini ka bërë edhe një goditje të fundit për Salernitanën

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:34
Diego Perotti

Edhe pse është mbyllur merkato dimërore, Walter Sabatini ka bërë edhe një goditje të fundit për Salernitanën. Ashtu si pritej tashmë është zyrtare afrimi i Diego Perottit tek ekipi nga Salerno.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare në faqen e saj. Në të thuhej se Perotti ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me Salernitanën deri në fundin e këtij sezoni.

Perotti ka zgjedhur gjithashtu edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë. Ai do të ketë pas shpine numrin 88.

Pas eksperiencës me Romën, Diego Perotti u transferua tek Fenerbahce, ndërsa pas përfundimit të aventurës në Turqi, ai mbeti pa ekip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat