“Djajtë e Kuq” kërkojnë nga mesfushori francez të mos ngutet me vendimin e tij dhe ta presë trajnerin e ri
Manchester United kërkon nga Paul Pogba që të mos ngutet me vendimin e tij për t’u larguar apo jo nga klubi.
Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, janë të shumtë ata që besojnë se kampioni i botës me Francën do të largohet nga “Old Trafford”.
Mirëpo, gjiganti britanik kërkon nga ish-futbollisti i Juventusit të presë derisa të zbulohet trajneri i ri i ekipit.
Me këtë rast, United shpreson që Pogba ta ndryshojë vendimin dhe të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”.
Për këtë siguron mediumi “ESPN”.
Interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.
28 vjeçari nga ana e tij duket se është i interesuar për ta provuar një eksperiencë të re.