Ekspedita e Prishtinës mëngjesin e sotëm (2 shkurt) ka arritur në Kosovë, pas përgatitjeve 15-ditore në Antalia të Turqisë.
Udhëtimi nga Antalia në Stamboll dhe pastaj në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka shkuar shumë mirë.
Kampionët në fuqi të Kosovës i kanë bërë përgatitjet e duhura, teksa kanë stërvitur në kushte shumë të mira nga dy herë në ditë në fushat e hotelit “Titanic”, ku ka qenë e akomoduar skuadra.
Prishtinasit në bregdetin turk i kanë zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesas, Atyraut, Gornik Alanya Vladikavkazit dhe Kapfenbergut.
Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas dhe ndaj Kapfenbergut me shifrat 4:2.
Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon të dielën ndaj Drenicës në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.