Covid-19 vazhdon të shqetësojë klubet e Serie A. Dy raste të reja vijnë nga Cagliari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Cagliari Calcio njofton se testet shëndetësore kanë nxjerrë në pah pozitivitetin e Giorgio Altare dhe Gabriele Zappa me Covid-19. Lojtarët janë të vaksinuar dhe asimptomatikë. Ata u vendosën menjëherë në izolim. Klubi ka njoftuar autoritetet kompetente për këtë çështje”, shkruhej në deklaratën e Cagliarit.
Kështu, dy lojtarët që kanë rezultuar me Covid janë edhe dy mungesa të sigurta për sfidën e ardhshme.
Cagliari do të udhëtojë në Bergamo ku do të përballet ditën e diel me Atalantën në orën 12:30.