Rothen nuk i ka kursyer as këtë herë kritikat ndaj PSG-së

Futboll

Rothen nuk i ka kursyer as këtë herë kritikat ndaj PSG-së

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Rothen nuk i ka kursyer as këtë herë kritikat ndaj PSG-së

Jerome Rothen nuk i ka kursyer as këtë herë kritikat ndaj Paris Saint-Germain dhe veçanërisht ndaj Leonardo-s. Pikërisht administratori i deleguar i parisienëve është akuzuar nga ish-lojtari se ëhstë problemi i vërtetë i klubit.

Në një intervistë për RMC Sport, Rothen ka shpjeguar vizionin e tij në lidhje me problemet e klubit kryesisht në merkato: “Mund të merrnin shumë lojtarë sepse nuk kanë probleme ekonomike”, ka thënë ish-ylli i PSG-së.

“PSG ka shumë lojtarë. Nëse shtojnë një ose dy, atëherë bëhet e vështirë për Pochettino-n. Kanë shumë lojtarë, por nuk kanë arritur të shesin asnjë. Klubi duhej të kishte gjetur një sistemim për ata. E vërteta është se lojtarët nuk duan të largohen.

“Leonardo është problemi kryesor i PSG-së. Ai blen, por këtë mund ta bëjmë edhe ne, por për të larguar lojtarët duhet të kesh marrëdhënie me klubet e tjerë. Dhe mbi të gjitha duhet të kesh marrëdhënie me lojtarët që nuk luajnë shumë minuta.

“Leonardo është përgjegjës për gjithë këtë me mënyrën si sillet. Icardi është një gabim i Leonardo-s, për shembull. Duhet të kishte marrë përgjegjësitë e tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat