Trepça ’89 nga Mitrovica është kandidati kryesor për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit synojnë që të janë të kompletuar në secilin repart dhe të gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit.
“Minatorët” kryesojnë renditjen me 27 pikë, 5 më shumë se rivali i vjetër i qytetit Trepça.
“Trepça’89 zyrtarizon transferin e radhës, Egzon Elshani.
Egzon Elshani vjen nga radhët e KF Rahovecit pas një sezoni mjaftë të mirë.
22 - vjeçarit i cili luan pozicionin e mbrojtësit të krahut i urojmë mirëseardhje në klubin e Minatorëve”, njofton FC Trepça ’89.