Llapi nga Podujeva përkundër lojës së mirë, nuk ia doli në përballjen me miqësore me ekipin nga Bullgaria, CSKA nga Sofja.
Fituesi i Kupës së Kosovës mposhtet me rezultat 2:1 nga ekipi nga Sofja.
Ndeshja u përshkrua me rivalitet mes këtyre skuadrave.
“Golashënues për Llapin: Festim Alidema në minutën e 75-të pas një super asistimi të Kastriot Selmanit.
Trajneri Tahir Batatina u dha hapësirën të gjithë futbollistëve dhe ndryshimi i tërë ekipit ndikoi që tempo e lojës të bie dhe nga dy gabime në defansivë edhe u ndëshkuam në fund me dy gola të pranuar.
Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë fazë përgatitore!”, njofton KF Llapi.