Nuk ka ditë të bardha për kampionin e botës me Francën, një tjetër akuzë për përdhunim!
Benxhamin Mendi nuk po kalon ditë të bardha muajt e fundit. Francezi është akuzuar dhe për një tjetër akuzë për përdhunim.
Kjo është akuza e tetë kundër mbrojtësit të Mançester Sitit, i cili vetëm disa ditë më parë u lirua nga paraburgimi.
Mendi do të dalë përpara gjykatës në datën 11 mars dhe akuza e fundit do të rëndojë më shumë në çështjen e francezit.