Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot ka shkarkuar Afërdita Fazlijën nga pozita e selektores së Kombëtares së Kosovës (femrat) për seniore.
Vendimi është zyrtarizuar në faqen e FFK-së.
“Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, njofton FFK.
Kush do të vijë në vend të Afërditë Fazlija? Mbetet të shihet në ditët në vazhdim.