Dani Alves është përjashtuar nga skuadra e Barcelonës për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Klubi mund të përfshinte vetëm tre blerje të reja në këtë listë dhe trajneri Xavi Hernanez ka zgjodhur të përfshijë Ferran Torresin, Adama Traorne dhe blerjen e fundit të afatit kalimtar të janarit Pierre-Emerick Aubameyang i cili erdhi nga Arsenali.
Fillimisht ishte raportuar se pikërisht sulmuesi nga Gaboni do të ishte ai që nuk do të përfshihej në këtë listë, por ndryshe ka vendosur trajneri spanjoll.
Ndryshe, Alves ka pasur paraqitje mjaftë të mira që kur u kthye në “Camp Nou” por duke se Xavi ka vlerësuar se ka pasur nevojë për më shumë opsione në fazën ofanzive.