Liverpool nuk heq dorë nga talenti

Futboll

Liverpool nuk heq dorë nga talenti

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:39
Liverpool nuk heq dorë nga talenti

Liverpool arriti akordin me Fulham në lidhje me Fabio Carvalho, për shumën e 8 milionë paundëve. Zyrtarizimi mungoi, pasi nuk u plotësua brenda afateve kohore dokumentacioni i transferimit.

Për mesfushorin ofensiv interesohen edhe Borussia Dortmund e Sevilla, dhe “The Reds” po punojnë për të firmosur me të. Edhe pse 19-vjeçari nuk mund të regjistrohet si lojtar i Liverpool, ESPN raporton se bisedimet me Fulham vazhdojnë. Lojtarit me origjinë portugeze i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Rregullat e FA i japin të drejtë Fulhamit të marrë kompensim nëse largohet nga klubi me transferim të lirë, pasi e ka zhvilluar 19-vjeçarin për shtatë vjet.

Kjo shifër do të jetë 500,000 paund nëse ai shkon në një klub jashtë Anglisë, por më e lartë nëse ai kalon në Liverpool ose një ekip tjetër në Premier League, me shumë që do të përcaktohet nga një gjykatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat