Milani grumbullon më shumë pikë

Futboll

Milani grumbullon më shumë pikë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Milani grumbullon më shumë pikë

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon akoma të luajë në nivele të larta. Edhe pse në moshën 40 vjeçare, suedezi po zhvillon paraqitje të mira edhe pse në disa raste ka qenë i dëmtuar.

Por këtu qëndron e çuditshmja. Pa Ibrën në fushë, skuadra e Milanit ka grumbulluar më shumë pikë. Një rastësi apo paradoks? Megjithatë numrat flasin vetë dhe nuk gënjejnë. Zlatan është golashënuesi i ekipit në kampionat dhe deri më tani ka shënuar deri tani 8 gola në Seria , 2 më shumë se Leao dhe 3 më shumë se Zhiru. Por le të shohim krahasimet.

Me Ibrën në fushë

Suedezi ka luajtur 11 ndeshje dhe gjatë kësaj periudhe kuqezinjtë kanë regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. 18 gola të shënuar dhe 15 të pësuar.

Pa Ibrën në fushë

Me 40 vjeçarin jashtë formacionit, ose të futur nga fundi i lojës, Milani ka fituar 11 ndeshje dhe ka barazuar 1.

Sulmuesi është në dyshim për derbin ndaj Interit, por nëse shohim këto statistika, atëherë mungesa e tij nuk përbën problem për skuadrën e Piolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat